Botë

Trumpi pajtohet me familjen Bush, shpall 5 dhjetorin ditë zie kombëtare për ish-presidentin

Trumpi pajtohet me familjen Bush, shpall 5 dhjetorin ditë zie kombëtare për ish-presidentin
Foto: The Hill

Presidenti amerikan, Donald Trump, planifikon të marrë pjesë në funeralin në Washington të ish-presidentit George H.W. Bush dhe ka shpallur të mërkurën (5 dhjetor) ditë zie kombëtare në nderim të presidentit të 41-të, ka thënë Shtëpia e Bardhë të hënën.

Edhe përkundër viteve të armiqësisë së thellë mes Trumpit dhe familjes Bush, që përfaqësojnë brende të ndryshme të Republikanizmit, Trumpi lavdëroi trashëgiminë e Bushit si veteran i Luftës së Dytë Botërore dhe shërbyes i përjetshëm publik, raporton “The Washington Post”.