Trumpi anulon takimin me Putinin, keqardhje në Moskë

Trumpi anulon takimin me Putinin, keqardhje në Moskë

30 November 2018 10:47

Kremlini tha se i vjen keq që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e anuloi një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, i paraparë të mbahet në margjina të një samiti në Argjentinë.

"Kjo do të thotë se diskutimi i çështjeve të rëndësishme në agjendën ndërkombëtare dhe i atyre dypalëshe do të shtyhet për një kohë të pacaktuar", tha zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.

"Putin është gati për kontakte me homologun e tij amerikan", shtoi ai.

Ka qenë e paraparë që takimi të mbahet këtë fundjavë, në margjia të samitit të grupit të vendeve më të industrializuara, G20, në Buenos Aires.

Trump tha të enjten se e anulon takimin për shkak të krizës së fundit midis Rusisë dhe Ukrainës.

Të dielën e kaluar, forcat ruse kanë aneksuar tri anije të Ukrainës dhe kanë arrestuar 24 marinarë, në brigjet jashtë Krimesë.

Paraprakisht, rusët kanë hapur zjarr, duke plagosur 6 ukrainas.

Rusia ka thënë se përplasja ka ndodhur pasi anijet e Ukrainës kanë hyrë në ujërat e saj. Kievi e ka mohuar.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme