Liderët botërorë kanë mbërritur në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires, para se të fillojë samiti G20. Por kancelarja gjermane Angela Merkel e humbi hapjen e samitit pasi avioni i saj u detyrua të kthehej pak pasi u nis në fluturim nga Berlini. Ulja e paplanifikuar në Këln u bë për shkak të një problemi teknik të avionit.
Ky takim bashkon liderët e 20 shteteve më të industrializuara për të diskutuar temat që lidhen me tregtinë dhe ndryshimet që po sjell ngrohja globale, përcjell kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo{gallery}
Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë ndryshuar rrjedhën e agjendës. Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar takimin me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për shkak të sulmit që forcat ruse i bënë anijeve ukrainase në detin e përbashkët Azov.
Ky samit është gjithashtu një sprovë diplomatike për Princin e Kurorës të Arabisë Saudite Mohammed bin Salman mes pyetjeve të vazhdueshme rreth përfshirjes së mundshme në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Turqi.
Lexoni edhe: Aeroplani i Merkelit bën ulje të detyruar në Këln, një orë pas fluturimit drejt Argjentinës