Botë

May kërkon ndjesë për gjuhën e përdorur ndaj emigrantëve evropianë

May kërkon ndjesë për gjuhën e përdorur ndaj emigrantëve evropianë
Foto: Reuters

Kryeministrja britanike Theresa May kërkoi falje të hënën, pasi kishte thënë se punëtorët emigrantë të Bashkimit Evropian, që vijnë në Britani, nuk do të ishin më në gjendje të “kapërcejnë kufirin” pas Brexit-it.

May u sfidua nga një ligjvënëse e Partisë Kombëtare Skoceze në Dhomën e Komunëve, lidhur me komentin që ajo bëri javën e kaluar për udhëheqësit e biznesit, shkruan Tch.