Përshkallëzohen tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë Foto: REL

Përshkallëzohen tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë

26 nëntor 2018 08:20

Parlamenti i Ukrainës do të vendosë nëse do të prezantojë ligjin ushtarak, pas zemërimit për zënien e tri anijeve ushtarake nga Rusia në natën e së dielës.

Protestuesit janë mbledhur jashtë Ambasadës ruse në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev dhe një veturë e ambasadës është përfshirë nga flakët.

Incidenti, që ka ndodhur në ujërat e Gadishullit të Krimesë përbën një përshkallëzim të madh të tensioneve në mes të të dyja shteteve.

Edhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent lidhur me këtë çështje. Secili shtet fajëson njëra-tjetrën për incidentin, në të cilin disa anëtarë të ekipit ukrainas janë plagosur.

Gjatë një takimi të Këshillit të Ukrainës për Siguri dhe Mbrojtje Kombëtare, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i ka përshkruar veprimet e Rusisë si “ të paprovokuara dhe të çmendura”.

Ai ka thënë se do t’i kërkojë parlamentit të hënën të prezantojë ligjin ushtarak mirëpo kjo nuk nënkupton “shpallje të luftës. Ukraina nuk planifikon të luftojë me askënd”, ka thënë ai.

Tensionet në mes të të dyja shteteve kanë nisur më 2014, pasi Rusia ka aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina, si ka mbështetur vazhdimisht separatistët në konfliktin në lindje të Ukrainës, që ka rezultuar me 10,300 viktima. /REL

Komentet

Shto koment

Të ngjashme