Botë

Trumpi viziton Kaliforninë pas zjarreve shkatërrimtare

Trumpi viziton Kaliforninë pas zjarreve shkatërrimtare
Foto: Reuters

Presidenti Donald Trump ndodhet në Kaliforni për të parë nga afër shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret dhe për të takuar njerëz, jetët e të cilëve janë prekur nga katastrofa.

Guvernatorët, ai në largim dhe guvernatori i ri në Kaliforni, Jerry Brown dhe Gavin Newsom, do të bashkohen me presidentin Trump në inspektimin e shkatërrimeve në Kaliforninë veriore dhe jugore.