Botë

Pas zjarrit shkatërrues, Kalifornia përballet me të reshura e përmbytje

Pas zjarrit shkatërrues, Kalifornia përballet me të reshura e përmbytje
Foto: Reuters

Me mijëra persona të zhvendosur nga zjarri më shkatërrues i Kalifornisë, përfshirë me qindra që po jetojnë në tenda dhe vetura, do të përballen me të reshura të ashpra javëve në vijim që mund të sjellin edhe përmbytje të rrezikshme dhe rrëshqitje të dheut.

Së paku 300 persona që u larguan nga Camp Fire u strehuan të premten në parkingun e marketit Walmart në Chico, raporton Reuters.