Botë

Macroni reagon ndaj Trumpit: Jemi aleatë, por s’jemi vasalë të SHBA-së

Macroni reagon ndaj Trumpit: Jemi aleatë, por s’jemi vasalë të SHBA-së
Foto: Reuters / ilustrim

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i tha të mërkurën Donald Trumpit se Franca ishte aleati i Shteteve të Bashkuara dhe jo një shtet vasal, pasi presidenti amerikan e sulmoi atë në një seri statusesh në Twitter, që treguan se si marrëdhëniet mes dy vendeve ishin përkeqësuar.

Në pesë postimet e dërguara të martën, pas një vizite në Paris për të shënuar 100-vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore, Trumpi i kujtoi Francës për humbjen e afërt ndaj Gjermanisë në dy luftëra, i dha një goditje në industrinë e saj të verës dhe përmendi rënien e Macronit në vlerësimet e lidershipit, transmeton Tch.