Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pakistanezja e krishterë e liruar nga burgu largohet nga vendi

Ministria e Jashtme e Pakistanit i hodhi poshtë raportet se Asia Bibi, një grua e krishterë, e cila është liruar nga akuzat për blasfemi javën e kaluar, është larguar nga vendi.

Bibi u lirua nga burgu të mërkurën, konfirmuan avokati i saj, Saiful Mulook, dhe presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

"Asia Bibi ka dalë nga burgu dhe është transferuar në një vend të sigurt", shkroi Tajani në Twitter.

Avokati Mulook u citua të ketë thënë se Bibi është larguar nga Pakistani me familjen e saj, por nuk tha se ku.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Mohammad Faisal, e mohoi këtë.

Edhe Asia Bibi largohet nga Pakistani pas shfajësimit për blasfemi Botë Asia Bibi largohet nga Pakistani pas shfajësimit për blasfemi

Bibi ka kaluar tetë vjet në burg, në pritje të dënimit me vdekje për, siç është thënë, fyerjen e Profetit Muhamed.

Javën e kaluar, Gjykata Supreme e Pakistanit e shfuqizoi dënimin, duke shkaktuar protesta të dhunshme që bënin thirrje për ekzekutimin e Bibit.