Botë

Policia franceze zmbraps planin për sulm ndaj presidentit Macron, gjashtë të arrestuar

Policia franceze zmbraps planin për sulm ndaj presidentit Macron, gjashtë të arrestuar

Gjashtë persona janë arrestuar në kuadër të hetimeve preliminare ndaj një plani për sulm mbi presidentin francez, Emmanuel Macron, ka thënë një zyrtar i afërt me hetimet.

Burimi ka bërë të ditur se forcat franceze të sigurisë i kanë arrestuar gjashtë personat, të dyshimtë se e kishin ndërmarrë një plan “jopreciz dhe të përgjithësuar” për “veprim të dhunshëm” kundër presidentit.