Botë

Zgjedhjet e nesërme për Kongresin amerikan, referendum për Trumpin

Zgjedhjet e nesërme për Kongresin amerikan, referendum për Trumpin

Pas një sezoni të gjatë zgjedhor irritues dhe përçarës, zgjedhjet për në Kongresin amerikan do të konsiderohen në mënyrë të pashmangshme si referendum për presidentin Trump. Kanë ngelur vetëm 24 orë deri në zgjedhjet e së martës.

Presidenti Trump do të vazhdojë pjesëmarrjen në tubime deri ditën e fundit. Ai ishte në dy tubime të shtunën, ka planifikuar dy për sot dhe tre të tjerë për nesër. Ndërkohë, ish-presidenti Obama do të mbajë fjalim në mbështetje të demokratëve në Chicago.