Botë

E fejuara e Khashoggit, e zhgënjyer me reagimin e Trumpit

E fejuara e gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi, ka thënë se autoritetet e Arabisë Saudite janë përdjegësh për vrasjen e tij në Stamboll. Ajo ka thënë se mbretëria saudite duhet të japë më shumë hollësi se kush e urdhëroi dhe kreu vrasjen.

Vrasja e Khashoggit më 2 tetor në konsullatën saudite në Stamboll ka nxitur zemërim të madh anembanë botës, transmeton Koha.net.

Hatice Cengiz ka kërkuar nga kurora saudite që të tregojë se kush ishte përgjegjës për vrasjen që u krye në përfaqësinë diplomatike saudite në Turqi.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Arabia Saudite, aleate e ngushtë ekonomike dhe e sigurisë e SHBA-së, mban përgjegjësi për rastin e Khashoggit. Trumpi ka thënë se do ta ftojë Cengizin në Shtëpinë e Bardhë. Ajo ka deklaruar para një audience se është zhgënjyer me reagimin e Trumpit pas vrasjes, duke sugjeruar se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve kanë ndikuar në qasjen amerikane ndaj rastit.