Trumpi nxjerr 5200 trupa në kufi për ta ndalur “pushtimin” e emigrantëve Foto: Reuters

Trumpi nxjerr 5200 trupa në kufi për ta ndalur “pushtimin” e emigrantëve

30 October 2018 09:41

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i dërgojnë mbi pesë mijë trupa përgjatë kufirit me Meksikën.

Forcat ushtarake shtesë do të vendosen ne Teksas, Arizona dhe Kaliforni pas afrimit të karvanit të emigrantëve nga Amerika Qendrore, transmeton Koha.net.

Presidenti Donald Trump ka thënë se Ushtria do të ndalë “pushtimin” e emigrantëve, të cilët ia kanë mësyrë këmbë Shteteve të Bashkuara.

Trumpi ka bërë të ditur se do krijohen “qytete tenda”, ku do të vendosen emigrantët derisa t'u shqyrtohen kërkesat për azil politik nga gjykatat amerikane.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme