Botë

Turqia ia dorëzon Arabisë Saudite 150 faqe dëshmi të vrasjes së Khashoggit

Turqia ia dorëzon Arabisë Saudite 150 faqe dëshmi të vrasjes së Khashoggit
 

Hetuesit turq që po hetojnë vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi po i paraqesin kryeprokurorit të Arabisë Saudite, dosjen me 150 faqe dhe do të kërkojnë të zhvillohen bastisje të tjera në rezidencën e konsullit të përgjithshëm të Arabisë Saudite në Stamboll, kanë bërë të ditur burimet turke, raporton “Al-Jazeera”.

Prokurori saudit, Saud al-Mojeb, ka nisur një takim të hënën me Irfan Fidanin, kryeprokuror i Stambollit, për të diskutuar për të dhënat e fundit në rastin Khashoggi, i cili ishte vrarë më 2 tetor në konsullatën saudite, transmeton Koha.net.