Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, ka thënë se dalja e Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje do ta dëmtonte edhe vetë Bashkimin Evropian.
Para takimit me kryenegociatorin evropian për BREXIT-in në Bruksel, Khan ka thënë se punëtorët e larguar nga qendra financiare e Londrës, do të shkoni pas Brexitit final në Amerikë dhe Azi.
Khan ka thënë se do t'ia shpreh këto shqetësime Barnierit. Khan mendon se Londra dhe Brukseli duhet të tregojnë gatishmëri për lëshime që të mos dëmtohen evropianët që punojnë në industrinë e fuqishme financiare në Londër.