Botë

Opozita vë në dyshim legjitimitetin e votave të referendumit në Turqi

Vendimi në minutat e fundit nga Bordi Elektoral i Turqisë për të pranuar edhe votat e pavulosura si valide do të shkaktojë problem serioz në legjitimitetin të së dielës, ka thënë lideri i partisë kryesore opozitare Partia Republikane Popullore.

Një njoftim i Bordit të Lartë Elektoral pak para mbylljes së votimeve kishte thënë se do t’i numërojë edhe votat që nuk ishin të vulosura.

“Bordi i Lartë Elektoral ka dështuar të ndalë mashtrimin në referendum”, ka thënë Bulent Tezcan, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Pas 50 për qind të votave të numëruara, mbi 55 për qind janë “Pro” për ndryshimet kushtetuese që i japin kompetenca më të thella rolit të presidentit.