Botë

Turqia paralajmëron se të martën del me raport të hetimit për vdekjen e gazetarit saudit

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi sot se të martën do të njoftojë të dhënat e një hetimi turk për vdekjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Gjatë një tubimi në Stamboll, Erdogan tha se Turqia po kërkon drejtësi dhe se do të flasë në detaje lidhur me këtë gjatë një fjalimi para anëtarëve të partisë në pushtet në parlament, njofton AP.