Agjencia e Statistikave të Kosovës nga viti 2018 ka filluar me hulumtimin statistikor lidhur me shfrytëzimin e teknologjisë informative nga ana e bizneseve në Kosovë.
Hysni Elshani, shef i sektorit të statistikave të ndërmarrjeve në ASK, ka thënë se në një anketë ku kanë marrë pjesë 1 mijë e 600 biznese ka dalë si rezultat që 22.3 për qind prej tyre e përdorin shitblerjen online.
Megjithatë, ASK nuk ka të dhëna se sa është numri i faqeve që ofrojnë shitblerje online përmes rrjeteve sociale.
Agjencia e Statistikave të Kosovës deri më tash asnjëherë nuk ka bërë ndonjë anketë lidhur me knaqshmërinë e qytetarëve në blerjet online.
Elshani thotë se numri i vogël i stafit e pamundëson një gjë të tillë, e që thekson që të bëhet një matje e mirëfilltë duhet të ketë bashkërendim të institucioneve.
-
Për 8 muaj, në Kosovë u futën mbi 160 mijë dërgesa të porositura online
-
Bizneset në rënie, ekspertët theksojnë nevojën për orientimin e ekonomisë drejt prodhimit
-
Çka do të thotë “çkAZmos”? Më shumë detaje brenda artikullit!
-
ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani
-
Deri më tani janë regjistruar 1,204,560 qytetarë në Kosovë