BETIMI PËR DREJTËSI

Mosdërgimi i raporteve të punës, mangësi për Odën e Ndërmjetësuesve – kërkojnë ndryshim ligji

Ganimete Xhelili, kryetare e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, ka thënë se në gjithë takimet që kanë pasur me regjione prej gjithë zyrtarëve të ndërmjetësimit nëpër gjykata edhe prokurori kanë kërkuar dërgimin e raporteve.

Mirëpo, Xhelili ka thënë se dërgimi i raporteve nuk ka ndodhur, prandaj edhe po kërkon të ndryshohet ligji në këtë pikë.

“Tendenca dhe bashkë me këto institucione jemi dakord për ndërhyrje dhe ndryshime në legjislacion. Nuk e di sa kohë do të marrë, por do kishte me qenë një ndryshim pozitiv”, ka theksuar ajo.

Xhelili ka thënë se pavarësisht se procesi është konfidencial si Odë po kërkojnë shifra për të parë përparësitë dhe mangësitë e gjithë procesit të ndërmjetësimit.

“Prej krejt takimeve që i kemi pas deri tash me regjione prej gjithë zyrtareve të ndërmjetësimit nëpër gjykata edhe prokurori kemi kerkuar me na u dërgu raportet. Si Odë iu kemi referuar statutit, t’u iu referu që na duhet me reflektu edhe me shifra, me pa mbarëvajtjen edhe ecurinë e procesit dhe eventualisht me reagu për përmirësim tutje. Jo të gjitha zyrat na kanë dërguar raporte deri tash, kjo është një mangësi për neve sepse edhe sot nëse kisha dashur me fol për statistika nuk i kemi komplet ato, na duhen domosdoshmërish t’i kemi”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se po tentojnë të kenë një bashkëpunim me të mirë me institucionet relevante për zgjidhjen e këtij problemi.

“Ne po tentojmë në mesin e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Gjyqësor, Prokurorial dhe Ministrisë së Drejtësisë me e gjet një mes të mirë, ku na raportohet në baza të vazhdueshme, pavarësisht që, procesi është konfidencial, se paku ne të kemi numra. Ta dimë se në cilin regjion sa raste po kryhen dhe sa na duhen tutje me promovu dhe cilat janë mangësitë që derivojnë prej krejt këtyre numrave nëse do t’i kishim ne vazhdim”, është shprehur Xhelili.