Auto

Opel Vauxhall Insignia karavan spiunohet gjatë testimit

2017-ta ka qenë viti i rëndësishëm për Vauxhall Insignia me prezantimin e Insignia Grand Sport të ri, në panairin e veturave në Gjenevë, duke rivalizuar Skoda Superb, transmeton koha.net.

Tani si duket, Opel Vauxhall ka në plan që të lansojë edhe një model të ri të Insignia Country Tourer, karavan, i cili është fotografuar gjatë testimit.

Ky model, i cili duket se do të jetë për rrugë me terrene të vështira, do të rivalizoj VW Passat Alltrack e Skoda Ocravia Scout.

Nga fotot shihet se ky model do të jetë më i lartë, e me më shumë plastikë të zezë, ndërsa dritat do të jenë të reja e më ndryshe.

Insignia Country Tourer i mëparshëm është ofruar standard me të gjitha rrotat aktive, kështu pritet të jetë edhe ky model i ri, transmeton koha.net.

Ndërsa motorin mendohet se do ta ketë më të fuqishmin 2.0 litërsh turbocharged me benzinë, i cili prodhon 256 kuaj fuqi.

Ky model pritet të lansohet deri në fund të vitit 2017, ndërsa pritet të kushtoj rreth 21 mijë euro.

{gallery}