Auto

Tesla Roadster i ri: Çmimi, specifikat, data e lansimit e shpejtësia maksimale

Descriptive Text

Gjenerata e dytë e veturës Tesla Roadster ishte paralajmëruar shtatë vjet më parë, por është shtyrë kohë pas kohe në disa raste. Tash po shihet drita në fund të tunelit. Vetura e re elektrike pritet të prezantohet sivjet dhe të lansohet më 2025.

Shefi i gjigantit Tesla, Elon Musk, ka thënë në Twitter se dizajni i veturës së re është kompletuar dhe se ai do të shpaloset sivjet e do të dalë në treg nga viti i ardhshëm.

“Nuk do të ketë veturë si kjo, nëse veç mund ta quani veturë. Mendoj se është modeli më i çmendur i të gjitha kohërave”, ka thënë ai në Twitter.

Musk po ashtu ka deklaruar se modeli i ri Roadster mund të arrijë përshpejtimi nga 0 në 100 kilometra për orë për më pak se një sekondë.

Aktualisht, vetura më e shpejtë deri në shpejtësinë 100 kilometra për orë është Dodge Challenger SRT Demon. Ajo e arrin shpejtësinë 100km/orë për vetëm 1.66 sekonda. Modeli përdor derivat e goma speciale për ta arritur qëllimin. Madje edhe veturat e Formula 1 janë larg kësaj.

Megjithatë, sipas Muskut shpejtësia “është gjëja më së paku interesante”, edhe pse s’ka treguar se çfarë tjetër mund të jetë më interesante.

{gallery}

Në të kaluarën, shefi i Teslas pati thënë se Roadsteri mund ta arrijë shpejtësinë prej 0-100km/orë për vetëm 1.9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale që mund ta arrijë është 400km/orë. Ndërsa më 2021, ai ka thënë se vetura mund të arrijë përshpejtimin nga 0 në 100km/orë për vetëm 1.1 sekonda.

Tesla Roadster nuk është prodhuar për shkak të shtyrjeve të njëpasnjëshme që nga viti 2017. Shtyrjet kanë ndodhur kryesisht për shkak të problemeve në furnizim me materiale. E njëjta ka ndodhur me Cybertruckun, që më në fund u lansua.

Tesla ka nisur të marrë porosi për Roadster. Çmimi fillestar është rreth 175 mijë euro. Klientëve u është kërkuar të depozitojnë rreth 40 mijë euro në fillim.

Roadsteri mund të ecën deri në 1000 kilometra distancë me mbushjen e plotë të baterisë, sipas kompanisë.