Auto

Audia rrit pagat e punëtorëve në këtë shtet

Descriptive Text

Njësia në Meksikë e prodhuesit gjerman të automjeteve Audi, ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me punëtorët e sindikatave në vend për rritje të pagave, raportoi të dielën Reuters.

Siç raportohet, rritja e pagave është bërë më rreth 7 për qind, si dhe një rritje prej 3.2 për qind të përfitimeve për vitin 2024, pasi punëtorët nisën një grevë në janar.

Ministri i Punës, Marath Bolanos, ka thënë në platformën X se punëtorët do të votojnë për marrëveshjen me Audi të dielën.

Marrëveshja pritet ta zgjidhë një grevë të punëtorëve që filloi më 24 janar pasi, sipas Audisë, sindikata refuzoi ofertën e prodhuesve të veturave për një rritje pagash prej 6.5 për qind dhe kërkoi një rritje prej 15.5 për qind.

Vitin e kaluar, Audi dhe sindikata lokale e punëtorëve SITAUDI kanë rënë dakord për rritje pagash prej 9.4 për qind, një nga rritjet më të larta të pagave në sektorin e automjeteve të Meksikës në vitet e fundit.