Auto

Prezantohet në Prishtinë vetura e parë shqiptare

Descriptive Text

Është shfaqur për herë të parë para publikut kosovar, “Illyrian TSX” vetura e parë e prodhuar nga shqiptarët. Është produkt i kompanisë Arrera Automobili, themelues i së cilës është Qëndrim Thaçi.

Vetura qe lansuar fillimisht në Torino të Italisë në fund të janarit, ndërsa për përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës ka vizituar edhe Prishtinën. Siç pati njoftuar kohë më parë Thaçi, që është edhe dizajnues i saj, vetura ka motor 3.0-litërsh ndërsa çmimi shkon deri në 1.7 milionë euro. Motori gjeneron deri 950 kuajfuqi.

Vetura ka të kufizuar shpejtësinë në 375 kilometra për orë.

Në rrjete sociale, Thaçi ka thënë javë më parë se vetura ruan veçoritë kyçe të “Arreras”: Aerodinamikën efektive, dinamikën e ngasjes dhe përsosmërinë në ngasje.

Hipervetura, që vë emrin e Kosovës në automobilizëm, peshon vetëm 1250 kilogramë.

Vetura pritet të rivalizojë kompanitë më të mëdha të botës.