Auto

Tesla ul përkohësisht çmimet për disa vetura në SHBA

Foto ilustrim
 

Prodhuesi amerikan i automjeteve Tesla ka ulur përkohësisht çmimet e disa prej veturave të saj Model Y në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më 28 shkurt, më pak se një muaj që kur kompania ka ulur çmimet e Model Y në Gjermani, raportoi të hënën Reuters.

Tesla ka ulur çmimet për modelin Y me 1,000 dollarë, duke përfaqësuar një zbritje prej 2 për qind nga çmimet e mëparshme.