Auto

Kërkohet heqja e doganës për importimin e veturave elektrike

 

Qytetarët e Kosovës, përveç akcizës paguajnë 10 për qind taksë doganore për importimin e veturave elektrike.

Gjatë këtij viti janë doganuar rreth 241 vetura elektrike, në vlerë prej mbi 8 milionë euro. Ndërkaq, ekspertë të ekonomisë dhe të komunikacionit thonë se qytetarët duhet liruar nga kjo pagesë, në mënyrë që t’u mundësohet atyre të arrijnë sa më lehtë te këto vetura.