Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Testim i çuditshëm i kamionit të Teslas

Vetura elektrike Tesla Cybertruck është testuar në një mënyrë të pazakontë ditë më parë.

Pronari i kësaj kompanie, Elon Musk, ka pretenduar se trupi i veturës prej çeliku është i papërshkueshëm nga plumbat, e udhëheqësi i një podcasti, Joe Rogan, kishte vendosur ta testonte atë. Jo me plumba, por nëpërmjet harkut me shigjetë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Musk mori pjesë në një bisedë online me Rogan, e gjatë bisedës ata u dakorduan dhe vunë bast për ta testuar veturën që sipas miliarderit Musk, do të shënojë shitje të mëdha.

Rogan qëlloi me harkun që peshonte rreth 36 kilogramë.

Shigjeta s’e përshkoi çelikun e Teslas, por ia bëri vrimë të dukshme në pjesën e derës, e udhëheqësi i podcastit e humbi bastin 1-dollarësh.

Ndiqni momentin.