Auto

Nissani zotohet se do të lansojë vetëm vetura elektrike në Evropë

Nissan

Brendi i njohur japonez, Nissan, do të lansojë vetëm vetura elektrike për tregun evropian nga tash e tutje, ka bërë të ditur kompania e njohur e automobilave.

Nissani ka pasur në strategji qe një kohë të gjatë që nga viti 2030 të jetë tërësisht elektrik. Ndërsa tani, ka dalë me zotimin që çdo model do të jetë vetëm elektrik.

Dy vetura të reja elektrike tashmë janë konfirmuar, përfshirë zëvendësuesin e modelit Micra që do të vijë gjatë viti të ardhshëm.

Nissani synon që të ndryshojë teknologjinë në të ardhmen për të reduktuar drastikisht kohën e mbushjes së baterisë.

Në gjithë botën, Nissani planifikon të prezantojë 27 modele elektrike, përfshirë 19 tërësisht elektrike deri më 2030.