Lamborghini ka shpalosur në fund të muajit modelin e shumëpritur, zëvendësuesin e Aventadorit, dhe tani janë publikuar pamjet e para të superveturës elektrike teksa prek botën reale. “Varryx”, kanal i njohur në YouTube, ka vizituar objektin e prodhimit në Sant’Agata Bolognese për të spiunuar modelin Revuelto. Nuk iu desh shumë kohë, që prototipi të shihet në kamerë, ende i kamufluar në pjesën e përparme.
I ngjyrosur me të gjelbër, bisha V12 u incizua në formën elektrike, pasi motori 6.5-litërsh nuk ishte aktivizuar. Megjithatë, zhurma e së ardhmes dëgjohej, për shkak të zërave artificialë.
Revuelto V12 funksionon me motor me djegie dhe elektrik, si model hibrid me kombinim të baterisë 3.8-kWh. Megjithatë, ky motor elektrik ia mundëson kalimin e vetëm 10 kilometrave në formë pa motor me djegie. Vetëm në këtë modus, vetura ka 180 kuajfuqi.
Revuelto është modeli i parë i një gjenerate të re të Lamborghinit, me vetura me rrymë. Më 2028, kompania pret modelin e katërt elektrik.