Auto

Kërkesë e madhe për veturën e parë elektrike turke

 

Përfaqësuesit e industrisë turke të veturave njoftuan se vetura e parë Togg e prodhuar në vend është shumë e kërkuar në treg dhe se 100 mijë para-porosi janë marrë brenda shtatë ditëve.

Siç thuhet, në fund të muajit mars do të organizohet një short ku kompania do të zbulojë se cilët persona do të jenë të parët që do ta marrin këtë model veture. Në fazën e parë, Togg planifikon të shpërndajë 12 mijë modele Togg T10X.