Auto

Opeli prezanton Astrën elektrike

Descriptive Text

Gjiganti gjerman i veturave, Opel, ka prezantuar versionin e parë elektrik të modelit të famshëm, Astra, për të bërë lëvizjen e radhës drejt cakut që më 2028 të jetë prodhues vetëm i veturave elektrike.

Krahas modelit të zakonshëm me pesë dyer, vjen edhe modeli në versionin karavan. Me kapacitet që me një bateri të kalohen 450 kilometra distancë, vetura do të dalë në shitje vitin e ardhshëm.

Vetura ka 152 kuajfuqi. Edhe pse kompania s’i ka bërë të ditura detajet, pritet që përshpejtimi deri në 100 kilometra për orë të arrihet mes 8 dhe 9 sekondave. Top shpejtësia është konfirmuar të jetë 170 kilometra për orë.

Nuk ka pasur befasi në dizajn. Befasia e vetme është tek emri i modelit “Astra Electric” dhe jo “Astra-e”, siç pritej. Me modelet elektrike përmbushet linja e lansuar në shtator të 2021-s.

Vetura pritet të jetë në dispozicion për porosi nga pranvera e 2023-s. Gjenerata e gjashtë e modelit Astra, në versionin e ri pritet të kushtojë rreth 36 mijë euro.

{gallery}