Auto

Vetura elektrike më e shitur tërhoqi një milion klientë në dy vjet

 

Me një distancë prej 200 ose 300 kilometrash dhe një çmim fillestar prej rreth 8500 euro, Wuling HongGuang është i parezistueshëm për shumë blerës si një veturë e vogël elektrike për qytet, shkruan AutoCar. 

Wuling HongGuang u zhvillua në bashkëpunim midis SAIC të Kinës dhe prodhuesit amerikan të veturave General Motors (GM). Falë popullaritetit të saj në mesin e blerësve të rinj, vetura e vogël elektrike ka qenë në krye të statistikave të shitjeve kineze si dhe në mbarë botën për dy vjet.