Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla ul çmimet deri në 9 për qind në Kinë

Tesla

Kompania amerikane e automjeteve, Tesla, ka ulur çmimet fillestare për veturat e saj Model 3 dhe Model Y deri në 9 për qind në Kinë, shkroi të hënën Reuters.

Uljet e çmimeve të publikuara në faqen e internetit të gjigantit të automjeteve elektrike, janë të parat në Kinë në vitin 2022.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aksionet e firmës me bazë në Austin, ranë për 3.3 për qind.

Këto ulje të çmimeve janë shënuar po ashtu pas komentit të shefit ekzekutiv të Teslas, Elon Musk, javën e kaluar se një lloj recesioni është duke u zhvilluar në Kinë dhe Evropë.

Musk ka thënë se kërkesa ishte e fortë në tremujorin aktual dhe se pret që Tesla të jetë rezistente ndaj recesionit.

Sipas “China Merchants Bank International (CMBI), uljet e çmimeve të Teslas paraqesin rrezik për prodhuesit e tjerë të automjeteve elektrike.

"Uljet e çmimeve nënvizojnë luftën e mundshme të tyre, të cilën ne e kemi theksuar që nga gushti”, thuhet në deklaratën e CMBI-së.

Tesla ka ulur çmimet në Kinë vitin e kaluar në një përpjekje për të qenë më konkurrues në vend, ndërsa në Shtetet e Bashkuara, prodhuesi i automjeteve elektrike ka rritur çmimet për shkak të kostos më të lartë të lëndëve të para.