Auto

Më 17 tetor prezantohet Renault 4 në formë konceptuale

Më 17 tetor, në panairin e 89-të të veturave në Paris, Renault do të prezantojë një veturë konceptuale krejtësisht të re që i bën homazh Renault 4, shkruan AutoCar.

30 vjet pas përfundimit të prodhimit, Renaulti do të prezantojë një vizion të ri të Renault 4 i cili është i njohur gjerësisht në botën e industrisë së veturave.

Ekipi i stilistëve nën udhëheqjen e Gilles Vidal, i dha një karakter modern modelit legjendar që la gjurmë në vitet '60, '70 dhe '80 të shekullit të kaluar.

Pas prezantimit mund të dihet nëse kompania do ta ketë ndërmend të prodhojë Renault 4 në të ardhmen.

Image