Gjenerata e tretë e Audi TT do të dalë nga skena me një version të veçantë dhe të kufizuar të RS Iconic Edition, i cili do të arrijë vitin e ardhshëm gjatë muajve të fundit të prodhimit.
Shenjat dhe detajet e veçojnë atë nga standardi Audi TT RS, si dhe instalimi standard i paketës zakonisht opsionale të aerodinamikës, që sjell, ndër të tjera, hyrje ajri dhe një difuzor të pasmë.

Vetura vjen në ngjyrë Nardo Grey, me maskën e përparme të zezë me shkëlqim, distinktiv mat 'quattro', rrota të zeza 20 inç, ulëse sportive RS, lëkurë Nappa, Alcantara, thekse të verdha dhe targa serike.

Mekanika mbeti e pandryshuar, kështu që TT RS Iconic Edition fuqizohet nga një motor turbo me pesë cilindra 2.5 litra me 400 kuaj fuqi. Motori shoqërohet me një transmision DSG me 7 shpejtësi, ndërsa lëvizja bëhet me të katër rrotat.

Duhen 3.7 sekonda për të arritur shpejtësinë 100 km/h dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 280 km/h.

Seria është e kufizuar në vetëm 100 njësi, nga të cilët 11 do të përfundojnë në tregun e Mbretërisë së Bashkuar, ku ky model kushton 87,650 funte (101.000 euro). /autoblog