Auto

Tesla shqyrton mbylljen e disa pikave në Kinë

Descriptive Text

Kompania Tesla po shqyrton mbylljen e disa salloneve në Pekin të Kinës, si dhe po rivlerëson strategjinë e shitjes në vendet e tjera të këtij shteti, që zë vendin e dytë më të madh të tregut të kompanisë, shkroi Reuters të enjten.

Rivlerësimi i mënyrës se si po shiten veturat elektrike të këtij prodhuesi në Kinë po bëhet për shkak të kufizimeve të vendosura nga ky shtet për COVID-19.

Si pasojë e mbylljes së këtyre pikave të shitjes, stafi pritet të transferohet në qendrat tjera periferike që janë më pak të kushtueshme.

Me ndryshimin strategjik, Tesla pritet të rrisë punësimin e teknikëve dhe stafit tjetër për punë shërbimi në Kinë. Mendohet të shtohen edhe 300 vende të reja pune.

Tesla hapi dyqanin e saj të parë në Pekin në vitin 2013, ndërsa tani ka mbi 200 pika në të gjithë vendin.