Auto

BMW X5 M fotografohet gjatë testimit

 

Modeli M u pa për herë të parë në gjeneratën e dytë të BMW X5 në vitin 2009. Që nga ajo kohë ka qenë një prej SUV-ave sportivë më të suksesshëm në treg. Tani, fotografitë gjatë testimeve në shtegun e famshëm të Nurburgringut, kanë treguar se BMW po punon në një model të ri X5 M, bazuar në përditësimin e ardhshëm të X5.

Përderisa vetura është kapur e kamufluar, aty shihet se modeli X5 M i ri do të ketë drita me dizajn siç u paraqitën së fundmi në Series 7 dhe modelin elektrik iX. Grilat e reja do të vijnë me dizajn me kënde më të theksuara.