Auto

Volkswageni tregon se si e bëri Golfin më të fuqishëm në histori

Descriptive Text

Volkswageni ka publikuar një video në YouTube në të cilën zbulon se si e ka bërë Golfin më të fuqishëm në histori, përkatësisht Golf R 20 Years Edition, i cili do të dalë në shitje vitin e ardshëm, shkruan Autocar.

Volkswagen Golf ka pasur shumë versione motorësh që kur u shfaq në treg në vitin 1974, dhe megjithëse midis tyre ishte VR6 më i madh, gjenerata e katërt e motorit me katër cilindra EA888 është ende më i fuqishmi për t'u instaluar në një ‘hatchback’ kompakt. Është një turbo benzinë ​​2.0 litra që zhvillon 329 kf në modelin Golf R 20 Years Edition, dhe videoja zbulon se si është "nxjerrë" fuqia shtesë në krahasim me Golf R standard.

Megjithëse Volkswageni sot është i fokusuar tek automjetet elektrike, inxhinierët e tij patën kohë të mjaftueshme për të punuar në një ‘hatchback’ të fuqishëm me katër rrota dhe për t'i shtuar 13 kuaj fuqi të tjera.

Në një tjetër video, Volkswagen do të publikojë detaje shtesë rreth Golf R më të fuqishëm ndonjëherë. Çmimi në Evropë është 59.995 euro.

Ky është Golfi më i fuqishëm i prodhimit në histori, por jo teknikisht sepse Volkswageni përgatiti GTI W12-650 për shfaqjen Worthersee më 2007 me motorin 6.0-litërsh me dy turbo W12 nga Bentley Continental GT. Ai bazohet në gjeneratën e pestë të Golfit, zhvillon 641 kuaj fuqi dhe arrin nga 0 në 100 km/h për 3.7 sekonda. Edition 20 Years është vetëm 0.9 sekonda më i ngadalshëm.