Dega ruse e Kia-s nisi tërheqjen e më shumë se 100 mijë veturave për shkak të një mosfunksionimi të mundshëm të airbag-ut, njoftoi një rregullator qeveritar, shkruan Reuters.
Tërheqja prek modelet e Kia Rio të ndërtuara midis viteve 2013 dhe 2018 në fabrikën e Hyundai në qytetin rus të Shën Petersburgut, ka thënë agjencia federale ruse për rregullimin teknik dhe metrologjinë (Rosstandard).
Dega ruse e Kia nuk pranoi të komentojë.
"Arsyeja e tërheqjes së automjeteve është se drita paralajmëruese SRS në panelin e instrumenteve është ndezur. Një mosfunksionim i brendshëm i modulit të airbag-ut është i mundur”, ka thënë Rosstandard në një deklaratë.
Kia ka marrë përsipër të kontaktojë me pronarët e 105.405 automjeteve duke ofruar një zgjidhje për problemin.