Ferrari është detyruar të tërheqë 23.555 vetura për shkak të një problemi të mundshëm që mund të çojë në humbjen e funksionit të frenimit dhe të rezultojë në një aksident trafiku, shkruan Motor1.
Kompania nga Maranello gjithashtu tërhoqi pothuajse 10 mijë vetura në tetor të vitit të kaluar për shkak të të njëjtit problem, dhe tani ky numër është dy herë më i madh.
Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada deklaron se kapaku i rezervuarit të lëngut të frenave mund të mos ajroset në mënyrë adekuate dhe ajrimi i papërshtatshëm i rezervuarit mund të çojë në rrjedhje lëngu dhe dështim të pjesshëm ose të plotë të frenave.
Tërheqja vlen për modele të ndryshme të prodhuara në vitin 2005 dhe më vonë, përkatësisht Ferrari 430, Ferrari 612 Scaglietti, Ferrari California, Ferrari 612, Ferrari FF, Ferrari F12 Berlinetta, Ferrari LaFerrari, Ferrari California T, Ferrari F60 T, LaFerrari Aperta, Ferrari GTC4 Lusso, Ferrari GTC4 T, Ferrari Portofino, Ferrari 812, Ferrari 488 Pista, Ferrari F8 Spider, Ferrari F8 Tributo dhe Ferrari Roma.
Kompania gjithashtu do të njoftojë pronarët me email dhe do t'i ftojë ata ta rregullojnë problemin pa pagesë.
Tërheqja e mëparshme kishte të bënte me modelet Ferrari 458 Italia, 458 Speciale, 458 Speciale Aperta, 458 Spider, 488 GTB dhe 488 Spider.