Auto

MINI prezantoi konceptin elektrik Aceman

MINI prezantoi një koncept elektrik në formën e një crossover që paralajmëron shfaqjen e modeleve të ardhshme të kësaj marke, shkruan Autoblog.

Bëhet fjalë për konceptin MINI Aceman, versioni i prodhimit të të cilit do të shfaqet pak më vonë dhe do të mbushë hendekun mes modeleve Cooper dhe Countryman.

Deri më tani, nuk ka detaje mekanike për Acemanin, dhe MINI është fokusuar në dizajnin dhe teknologjinë e automjetit. Koncepti është zbukuruar me një ngjyrë unike të gjelbër të Icy Sunglow.

Crossoveri elektrik është 4.05 metra i gjatë dhe 1.99 metra i gjerë, ndërsa Countryman aktual është 4.31 metra i gjatë dhe 2 metra i gjerë.

Koncepti do të debutojë në Gamescom në Koeln, Gjermani më 23 gusht.