Auto

Toyota lanson modelin special në 10-vjetorin e GR 86

Kompania Toyota njoftoi për një edicion të ri special të modelit GR 86, me rastin e 10-vjetorit të 86-shes së parë dhe kështu falënderoi fansat e shumtë të veturave sportive, të zhvilluara në bashkëpunim me Subaru.

Është paralajmëruar shitje e kufizuara të “GR 86 10th Anniversary Limited”, me çmim 3,469,000 jenë (24,945 €) për versionin manual me 6 shpejtësi. Një version pak më i shtrenjtë, AT me 6 shpejtësi është gjithashtu i disponueshëm.

Porositë do të pranohen për një periudhë të kufizuar, nga 24 korriku deri më 30 shtator.

Image

Vetura vjen në ngjyrën "Flame Orange", me rrota të zeza aliazh, grilë të zezë, distinktiv special, ulëse sportive të zeza, timon lëkure, qepje me kontrast portokalli dhe shumë specifika të tjera.

Me këtë rast, edhe Subaru ka përgatitur një edicion festiv të modelit BRZ S 10th Anniversary, i cili do të prodhohet në 200 njësi. /autoblog

Image