Në ditët e sotme, konsiderohet se nuk është problematike blerja e një makine të re. Problematike është rregullimi i makinës, shkroi “CNBC” të shtunën.
Autoserviset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me mungesë të riparuesve.
Kompanitë e riparimit të automjeteve po përpiqen të rekrutojnë punonjës e t’i mbajnë në punë aktualët, ndonëse dorëheqja nga puna e riparuesve ka “vërshuar”.
Analistët e industrisë së makinave thanë se pagat e ulëta e mungesa e sigurisë në punë, janë ndër arsyet që riparuesit e automjeteve po e lënë punën në SHBA.
Kalimi i madh i veturave hibride në atë elektrike ka ndikuar që një pjesë e teknikëve të mos e njohin punën me teknologji, me ç’rast për një pjesë prej tyre, nuk ka vend pune.