Auto

Audi investon afro 20 mln dollarë për të rinisur punën në Brazil

 

Audi, një markë e Grupit Volkswagen, njoftoi të enjten një investim prej 19.22 milionë dollarë për të rifilluar prodhimin në fabrikën në shtetin Parana në Brazil, sipas planeve të zbuluara në fund të vitit të kaluar, shkruan Reuters.

Fillimisht, fabrika do të ketë një kapacitet maksimal prodhimi prej 4 mijë automjetesh në vit, shtoi kompania në një deklaratë.