Auto

Ioniq 6 i Hyundait do të konkurrojë Tesla 3

Në mesin e korrikut, Hyundai do të shpallë të dhënat teknike të modelit të ri elektrik, i cili mund të konsiderohet si një konkurrent i drejtpërdrejtë i Tesla 3.

Hyundai ka hequr kamuflazhin dhe ka zbuluar se si duket modeli i ti elektrik i emërtuar Ioniq 6. Kompania ka publikuar disa foto se si do të duket brenda dhe jashtë.

Image

Pamja e trupit lidhet qartë me modelin koncept të paraqitur më herët “Prophecy”.

Pasqyrat e jashtme klasike në këtë rast janë zëvendësuar me kamera dhe ndër shumë detaje të jashtme që bien në sy, është edhe pjesa e përparme prej alumini me dizajn interesant.

Image

Brendësia të kujton në shumë detaje zgjidhjet nga Ioniq 5 i vlerësuar me shumë çmime, në platformën e të cilit (E-GMP) bazohet Ioniq 6. Jozyrtarisht, Hyundai do të publikojë të gjitha specifikimet teknike më 14 korrik dhe tash për tash përmendet se "gjashtëshja” do të ketë fuqi të baterisë 77.4 kWh.

Image

Është mjaft e sigurt se Ioniq 6 do të ofrohet me një dhe dy motorë elektrikë, të modeluar sipas modelit Ioniq 5 dhe modelit “vëllazëror” të KIA-s, EV6. /klix

Image