Auto

Toyota ul planet e prodhimit në korrik për 50 mijë veutra

Toyota të enjten uli planin e saj të prodhimit global për muajin korrik me 50 mijë automjete pasi mungesat e çipave dhe ndërprerjet e furnizimit për shkak të COVID-19 vazhduan ta frenojnë prodhimin, shkruan Reuters.

Prodhuesi më i madh i veturave në botë për nga vëllimi pret të prodhojë 800 mijë automjete muajin e ardhshëm, thuhet në një deklaratë.

“Meqenëse mbetet e vështirë të shikosh përpara për shkak të mungesës së çipave dhe përhapjes së COVID-19, ekziston mundësia që plani i prodhimit të jetë më i ulët”, shtoi kompania japoneze.

Toyota dhe prodhuesit e tjerë të veturave vazhdojnë të luftojnë me ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe mungesat e komponentëve të shkaktuara nga pandemia COVID-19, përfshirë ato që rezultojnë nga bllokimet e fundit në Kinë.

Toyota ngeci me objektivin e saj vjetor të prodhimit global prej 9.7 milionë automjetesh, megjithëse kompania sinjalizoi në maj se ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit mund ta detyrojnë përfundimisht ta ulte atë numër.