Auto

Musk i shqetësuar: Fabrikat e reja të Teslas po humbin miliarda dollarë

 

Fabrikat e reja të veturave të Teslas në Teksas dhe Berlin po humbin miliarda dollarë ndërsa përpiqen të rrisin prodhimin për shkak të mungesës së baterive dhe çështjeve të portit të Kinës, është shprehur i shqetësuar shefi ekzekutiv Elon Musk në një intervistë të enjten, shkruan Reuters.

"Të dyja fabrikat e Berlinit dhe Teksasit janë ‘djegëse parash’ për momentin. Mirë? Është si një zhurmë e madhe gjëmuese, e cila është zhurma e parave në zjarr", ka thënë Musk.