Auto

Volkswageni optimist për përmbushjen e objektivit në Kinë më 2022

 

Kompania e prodhimit të veturave, Volkswagen, është optimist se mund të përmbushë objektivat e tij për vitin 2022 në Kinë, pavarësisht bllokimeve për COVID-19, ka thënë të mërkurën shefi ekzekutiv i saj.

"Ne jemi ende optimistë se mund të përmbushim objektivat tona për vitin 2022 në Kinë, sepse kemi një plan rimëkëmbjeje në vend, një program të madh nxitjeje nga qeveria për kërkesën për vetura", shtoi Herbert Diess.