Auto

Tesla ka ngritur çmimet e veturave të saj në SHBA e Kinë

 

Tesla ka rritur çmimin për disa makina Model Y për tregun kinez, u bë e ditur në uebfaqen e kompanisë të premten, raportoi Reuters.

Çmimi për versionin Long Range të Model Y u rrit me 5% në 58.793 dollarë, ndërsa çmimet për versionet e tjera dhe për Modelin 3 janë të pandryshuara, tregoi uebfaqja kineze e prodhuesit amerikan të makinave.