Auto

Këtë vit nis prodhimi i veturës së parë në botë me panele diellore

 

Kompania holandeze “Lightyear” ka njoftuar se këtë vjeshtë do të nisë të prodhojë veturën e parë në botë me panele diellore.

“Lightyear 0” do të ketë panele diellore të lakuara në çati dhe në bagazhin e tij, që mbush baterinë elektrike derisa vetura lëviz (ose mbetet i parkuar), dhe dërgesa e parë për Evropë pritet të bëhet në nëntor, shkruan CNN të enjten.