Auto

Fordi tërheq afro tre milionë vetura

Ford po tërheq 2.9 milionë veturave për shkak të një defekti që e pengon automjetin të kalojë në marshin e synuar, duke e bërë atë të lëvizë në një drejtim të papritur, ka thënë Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada, shkruan Reuters.

Tërheqja prek disa automjete 2013-2019 Escape, 2013-2018 C-Max, 2013-2016 Fusion, 2013-2021 Transit Connect dhe 2015-2018 Edge, shtoi agjencia në një njoftim të mërkurën.

Automjeti gjithashtu mund të rrotullohet pasi drejtuesi të zgjedhë pozicionin "park", thuhet në njoftim.

Të martën, numri dy në SHBA për prodhimin e veturave ka thënë se po tërhiqte rreth 49 mijë automjete elektrike Mustang Mach-E sepse një pjesë mund të mbinxehet dhe të rezultojë në humbje të fuqisë shtytëse.